Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i fëmijës në mitër

Jam ne javen e 22 te shtatzenise. Kam ndier levizjet e bebit dhe me duket se me qendron shume poshte. A ka ndonje problem, apo rrezik? Kam pasur vetem shqetesim me tensionin te cilin e kam te ulet. Faleminderit.

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Në javën e 22-të, mitra e gruas shtatzënë, arrin deri në nivelin e kërthizës. Prandaj lëvizjet e vogla të fetusit, ndihen në fund të barkut. Me kalimin e javëve dhe zmadhimin e mitrës, lëvizjet e bebit do të ndihen më lart.

Të rekomandoj që për tensionin e ulët, të konsumosh lëngje frutash të freskëta së paku 4 gota në ditë.

Të uroj një shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti