Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekzaminimet ekografike gjatë shtatzënisë

Perse sherben ekoja morfologjike, kur behet dhe ku mund te behet?

Elda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ekografia është ekzaminimi që realizohet nëpërmjet aparatit të ekografisë.

Ekografia morfologjike realizohet në javën e 21-22 të shtatzënisë. Shërben për të vlerësuar të gjitha difektet e dukshme të fetusit, siç janë difektet e trurit, difektet e kockave, difektet e traktit gastrointestinal, të traktit urinar si dhe gjatësinë e gjymtyrve.

Në ekografitë morfologjike matet pesha, gjatësia, perimetrat e kokës dhe kraharorit, diametrat biparietal dhe ato abdominal si dhe gjatësia e femurit.

Ekografia morfologjike bëhet në të gjitha klinikat e specializuara.

iva (10 vite më parë)
si behet ekoja morfologjike si ekoja e zakonshme
iva (10 vite më parë)
si behet ekoja morfologjike si ekoja e zakonshme
Sava (13 vite më parë)
Si behet ekografia morfologjike? si ekografia e zakonshme apo ke dhimbje?  

/komuniteti