Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë

Miredita doktoreshe, jam shtatzene, tash jam tre muajshe, por me brengos fakti qe une nuk e kam ditur qe isha shtatzene qe kam mbet dhe prej asaj dite qe e kam hek ciklin kam fillu me be ushtrime te barkut, me ushtrimore dmth 7 jave sepse se kam dite qe jam shtatzene. A e ka demtuar bebin tim ushtrimet apo jo sipas mendimit tuaj? Faliminderit.

Rinora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rinora.

Nuk mendoj, se bebi është dëmtuar për shkak të ushtrimeve gjimnastikore. Përndryshe, duhet të ishin shfaqur ndryshime. Si më kryesore, është gjakrrjedhja apo edhe shenjat e tjera që kanë të bëjnë me moszhvillimin e fetusit.

Tashmë që e di se je shtatzënë, duhet të kontrollohesh tek mjeku gjinekolog për të përcaktuat zhvillimin e bebit. Gjithashtu, ai do të kërkoj të kryesh një seri analiza dhe ekzaminime, të cilat shtojnë mbarëvajtjen normale të shtatzënisë.

Urime për shtatzëninë e filluar.

/komuniteti