Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit gjatë tremujorëve

Pershendetje.Desha te di sa grame shton bebi ne dite, gjate tremujorit te pare, te dyte dhe te trete? Faleminderit.

Tina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina.

Është një pyetje kurioze dhe shumë interesante për kompleksitetin që paraqet. Nuk mund të mendohet për ndonjë rregull në shtimin e peshës së bebit gjatë shtatzënisë, e në veçanti në periudhat kohore që ke shtruar në pyetje, ndonëse po paraqes disa të dhëna mesatare për një shtatzëni normale në periudha të ndryshme kohore të saj.

Në javën e 8-të, embrioni ka madhësi rreth 15 mm dhe peshon rreth 1.5 gram.

Në javën e 9-të, embrioni ka madhësi rreth 17-22 mm dhe rrahjet e zemrës variojnë nga 120-180 rrahje në minutë.

Në fund të muajit të 3-të, fetusi është i gjatë rreth 85mm dhe peshon rreth 28 gram.

Në fund të muajit të 4-ërt, është i gjatë rreth 17.5 cm dhe peshon rreth 160 gram.

Në fund të muajit të 5-të, është i gjatë rreth 25 cm dhe peshon rreth 500 gram.

Në fund të muajit të 6-të, është i gjatë rreth 30 cm dhe peshon rreth 1000 gram.

Në fund të muajit të 7-të, është i gjatë rreth 43 cm dhe peshon rreth 1500 gram.

Në fund të muajit të 8-të, është i gjatë rreth 47 cm dhe peshon rreth 2500 gram.

Në fund të muajit të 9-të, është i gjatë mesatarisht 50-52 cm dhe peshon mesatarisht 3300-3400 gram.

Konsiderohet normale pesha e lindjes nga 2500 deri në 4000 gram.

Konsiderohet si lindje në term, lindja nga java e 37-të e sipër e shtatzënisë.

Tina, shpresoj të kem qënë e vlefshme në përgjigjen time, por shifrat nuk duhet të konsiderohen si përmasa fikse.

/komuniteti