Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tripël testi

Jam në javen e 7 te shtatzenise dhe pres femijen e dyte - jam 38 vjec, doktoresha pas kontrolles me propozoi te bej kete test shkaku i frikes se shfaqjes se problemeve tek bebi - kam shume frike - dua ta di a behet testi ne Kosove dhe si behet?

Violeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Violeta.

Përqindja për sindromë kromozomike, rritet me rritjen e moshës së nënës. Prandaj gratë shtatzëna me moshë mbi 35 vjeç, janë më të rrezikuara nga kjo mundësi. Depistimi kryhet nga java e 15-të deri të 22-të e shtatzënisë.

Më vjen keq Violeta, por nuk e di a bëhet ky test edhe në Kosovë.

Uroj që çdo gjë të shkoj mirë me bebin tënd.

Rrezja (13 vite më parë)
Harrova te shtoj se kjo analize behet permes gjakut tuaj!
Rrezja (13 vite më parë)
Pershendetje Violeta! Desha te ndaj pervojen time me ty per kete lloj analize, pasi edhe une e kam bere sepse sipas mjekut eshte e preferueshme per ato shtatezena qe kalojne moshen 30 vjece. Mos u shqeteso, se nuk eshte asgje. Kete analize e kam bere tek laboratori FATI IM ne Prishtine. Shtatzeni te mbare, me nje femije te shendoshe!
Ana (13 vite më parë)
Violeta, une e kam bere Triple Testin te laboratori Elita+ ne Prishtine, ne lagjen Dardania, cmimi eshte 40 euro, rezultatin e merr brenda dites.
Linda (13 vite më parë)
Triple Test mund ta beni ne laboratore te Kosoves. Une para nje jave bera tek Lab.Fati Im - 30 euro por pyet dhe tek Elita + plus dhe ata e bejne e per cmim nuk e di sa eshte.

/komuniteti