Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion gjinekologjik

Pershendetje doktoreshe.


Kam nje cikel menstrual te rregullt, cdo 28 dite, jam 46 vjec. Cikli me zgjat 5-6 dite normal, pastaj 2-3 dite kam sekrecione me ngjyre te kuqe te celet dhe pak ere. Mbas kesaj periudhe sekrecionet e bardha jane bere pak te ujshme. Ky problem po me ndodh keto 2 muajt e fundit. Faleminderit.

Kozeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kozeta.

Gjendja e menstruacioneve, ndryshon ekulibrin hormonal të organizmit. Ky ndryshim bën që të ndryshohet pH i vaginës, dhe të mbi rriten bakteriet gram negativ (bakterie që nuk kanë nevojë për praninë e oksigjenit), duke dhënë shfaqen e shenjave të një vaginoze bakteriale. Ky syndrome, shoqërohet edhe me rrjedhje të ujshme dhe me pak erë.

Vërtetimin e diagnozës, e bën analiza e strishos dhe kulturës së sekrecioneve vaginale. Trajtimi me ovula të flagylit vaginal dhe oral, do ndihmonte në stabilizimin e situatës.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti