Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet

E dashur doktoresh,


e kam nje pyetje per ty, qe 1 vit nuk i kam me rregull menstruacionet, te lutem me trego a mundem te mbese prape shtatezane apo jo? se shume po kam frike se nuk mundem me te bej femije edhe pse i kam keto crregullime se perpara i kam patur shume me rregull.

Rinesa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në mënyrë të përgjithshme, menstruacionet janë një cikël i rregullt për çdo grua. Është e mundur që ato të mos jenë me kohëzgjatje mesatare prej 28 ditësh. Mundet që të jenë më pak ose më shumë ditë.

Nëse ç’rregullimi është shumë i dukshëm, duhet ditur se janë të shumtë faktorët që sjellin këtë ç’rregullim. Si influencuesit më kryesorë, janë përcaktuar faktorët hormonal, pasi në organizmin e gruas ekziston “një orë rregulluese”, që quhet trakti hipotalamo-hipofizo-vezorial. Ka dhe faktor të tjerë influencues.

Në konsultën me gjinekolgun tuaj, do të ishte e mira që të kryenit ekzaminime mbi ekuilibrin hormonal dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar vezoren. Më pas, ai do të vendosë për trajtimin e mundshëm që keni nevojë.

Pas trajtimit medikamentoz, cikli do t’ju rregullohet dhe unë shpresoj që ju do të keni mundësinë e një shtatzëninë e re.

/komuniteti