Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk po ngelem shtatzënë?

E nderuar doktoresh, jam 29 vjec dhe kam nje djal 9 vjec, dua te kem dhe nje femije te dyte, po kam tre muaj qe e provoj per te ngelur shtatzene dhe nuk po ngel. Eshte hera e pare qe e provoj pas lindjes se djalit per te ngelur shtatzene. Nuk kam asnje shqetesim dhe nuk kam kaluar asnje infeksion. Pres me padurim pergjigjen tuaj. Flm, Leda.

Leda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leda.

Është e rekomanduar që kur çifti planifikon shtatzëni, të kryej këshillim parakoncepsional. Edhe ti duhet ta bësh këtë këshillim, tek gjinekologu.

Nëqoftëse ti dhe bashkëshorti nuk keni asnjë shqetësim apo problem në shëndetin riprodhues, shtatzënia është e sigurtë, kur në ditën e ovulacionit ka në qarkullim ka spermatozoidë. Nëse kohëzgjatja e menstruacioneve të tuaja është 28 ditë, atëherë mundësia më e madhe e mbetjes shtatzënë është dita e 14-të deri në ditën e 16-të. Për kohëzgjatje të tjera të ciklit menstrual, dita e ovulacionit ndryshon.

Pak njohuri plus; spermatozoidet piqen plotësisht, bëhen më të fortë dhe janë të shumtë në numër, mbi 72 orë pas derdhjes së fundit. Leda, mundohuni ta zbatoni në praktikë këtë njohuri.

Uroj ta fillosh sa më shpejt shtatzënisë e dytë.

/komuniteti