Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hepatiti B në shtatzëni

Pershendetje Dr. Mimoza.


Jam nje nuse 27 vjecare dhe desha te beje nje pyetje. Une para disa vitesh jam mjekuar per Hepatitin B akut, tani ky virus eshte negativizuar dhe nuk eshte bartes edhe pse virusi ngelet ne trupin tim per gjithe jeten. Desha te dije cfare duhet te ndermarr para se te mbetem shtatzane, a duhet te vaksinohem apo cfare te beje? Po pregaditem per nje shtatzani por dua te dije si duhet te veproj,sepse disa me kane thene qe duhet te vaksinohem para se te ngel shtatzane, e disa me thone qe vetem femijen duhet ta vaksinoj kur te linde. Edhe nje pyetje tjeter dhe sa jane gjasat qe virusi te mos bartet tek fryti gjate shtatzanise? E zgjata pak por jam shume e shqetesuar per kete gje dhe nga frika nuk kam marr guximin qe 4 vite te ngel shtatzane. Ju faleminderit per mirekuptim dhe ju lutem per pergjigje...

Marigona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona.

Nëqoftëse ke kaluar hepatin B, dhe je me prani të antitrupave HBsAg pozitiv, nuk ka nevojë të përdorësh vaksinë për vetën tënde, por vaksionohet fëmija pas lindjes. Nëqoftëse je me prani të HBsAg negativ, atëherë duhet të bisedosh me mjekun neonat për mundësinë ose jo, të kryerjes së vaksinës tek fëmija.

Antigeni nuk kalon nga nëna tek fetusi, ndërsa vaksina bëhet për ta mbrojtur fëmijës nga një infeksion i mundshëm.

Marigona, meqënëse ke vendosur të fillosh një shtatzëni, po të kujtoj që duhet të bësh këshillimin parakoncepsional.

bashkim (11 vite më parë)
jam nje djal 28 vjec jam mbarts i hp b dmth ekziston hepatiti b tek un kam nusen 6 muajshe shtatzan ju lutem me tregoni se si duhet te mbroj nusen dhe femijen nga ky virus

/komuniteti