Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Insemimi intra uterin

E nderuar doktoreshe! Sot per here te pare e kam kryer IUI Kisha nje folikul 24 mm, mjeku me dha edhe nje inj. (HCG) mbas trajtimit. E gjithe procedura shkoi mjaft mire, por meraku im eshte se a do te vij ovulazioni brenda 24 oreve? Meqenese ndjej dhembje ne anen ku ndodhet folikuli... Mjeku me keshilloi qe te kemi marredhenie sonte dhe neser. Pyetja ime eshte: sa eshte perqindja e suksesit me IUI? dhe sa eshte jetegjatesia e spermatozoideve ne miter? Me fal se u zgjata shume, por kam besim te madh tek ju fjalet tuaja me qetesojne. Faleminderit shume per kohen dhe keshillat qe po i ndani me ne.

Shpresa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa.

Sinqerisht është mjaft e vështirë të kalkulohet efikasiteti i kësaj procedure, prandaj përqindja e suksesit me IUI është e ndryshme nga autorë të ndryshëm. Sipas një grupi autorësh kjo shkon deri në 53% sukses, ashtu siç ka edhe autorë të tjerë që e ulin mundësinë e shtatzënisë në 21.6%, gjithnjë kur sperma është normale dhe pa probleme.

Brënda disa minutave pas ejakulimit, sperma ndodhet në kolumin uterin dhe prej aty spermatozoidet kalojnë më tej, gjatë një periudhe prej 72 orësh.

Shpresa, të uroj sa më shpejt fillimin e shtatzënisë.

Shpresa (13 vite më parë)
Shume faleminderit,e nderuar!! Pershendetje nga Gjakova.

/komuniteti