Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione të bardha gjatë shtatzënisë

Pershendetje Doktoresh e nderuar, kam shume respekt ndaj teje! Desha te pyes, jam shtatzene ne mujin e 4, nje gje qe me shqeteson eshte se gjate ketyre muajve une kam nje problem, kam shume menstruacione te bardha, dicka shume nuk e di pse, tash kam edhe ne femijen e dyte edhe gjate shtatzenise se pare te njejtin problem e kam patur. Jam konsultuar me mjekun, i kam bere analizat edhe me ka thene qe nje lloj infekcioni e kam, kam perdore si lloj qira, po mbrame me jane kthyer menstruacionet e bardha, e njeta gje po me ndodh edhe tash ne femijen e dyte, tu kisha lut per nje keshille se cfare te bej?!

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Sekrecionet e shumta, nuk janë normale në shtatzëni e as në jetën e përditshme. Për t’i vlerësuar ato, bëhet analiza e sekrecioneve dhe kultura e tyre për të gjetur shkaktarin dhe preparatin mjeksor më të përshtatshëm për trajtim.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti