Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja pas humbjes së virgjinitetit

Pershendetje doktoreshe. Pas humbjes se virgjinitetit kam pas gjakderdhje, mirepo tash e tutje qe 3 here qe kam marredhenie, kam gjakderdhje prape, te cilat gjate dites me ndalen. A mund te me jepni nje keshille? Ju faleminderit.

Albulena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena.

Është e rekomanduar që pas kontaktit të parë seksual, kontrolli tek gjinekologu është i rëndësishëm.

Gjakrrjedhja pas kontaktit të parë seksual, edhe është normale. Por nuk është normale që pas kontakteve të tjra seksuale, gruaja të ketë gjakrrjedhje. Të rekomandoj, të kryhesh vizitë gjinekologjike për të vlerësuar qafën e mitrës. Gjithashtu kërko të bësh Pap-test.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti