Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Muaji i 9-të i shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, te falenderoj nga shpirti per pergjigjen qe me keni dhene, me qetesuat jashte mase, por desha te pyesja dje dhe sot kam pasur dhimbje anash vagines, psh nuk i bashkoj dot kembet bash, kembet me jane fryer pak dhe me dhembin, kam dhe dhimbje mesi dhe ijet ne fund te barkut, duke marre parasysh qe une jam rreth javes se 37 a jane normale keto shqetesime, pasi dhe jam pak ne merak a do mundem dot ti dalloj dhimbjet e lindjes, bebi me leviz por leviz rralle jo shume shpesh sic ka levizur para 2 javesh, madje ndonjehere ndjeje dicka si tik taku i ores te me bej ne bark, ke parasysh si rrahje e di qe nuk eshte levizja e bebit. Se bebi leviz ben levizje te tjera. Me falni qe u zgjata ju lutem por shpresoj me gjithe shpirt te me kuptoni, pasi me te vertete me keni ndihmuar shume me keshillat qe me keni dhene ne kete faqe dhe ju uroj me gjithe shpirt me te mirat ne jeten tuaj dhe zoti ju ndihmofte ne familjen tuaj.

Lona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lona.

Mendoj dhe shpresoj se ankesat e tua, janë normale në këtë periudhë të shtatzënisë. Të rekomandoj që kontrollet mjeksore në këtë muaj, të bëhen çdo javë.

Je e mirëpritur për kontrollet mjeksore dhe realizuar lindjen në maternitetin “Koço Gliozheni”.

/komuniteti