Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë më sugjeroni në lidhje me lindjen (natyrale apo operacion)?

Pershendetje doktoreshe Mimoza!


Une qe po te shkruaj jam nje 24 vjecare, dhe e ndjeva te nevojshme t`ju shkruaj pasi po kaloj nje gjendje ankthi. Une doktoreshe kam shume frike te lind ne menyre natyrale pasi ma kane bere shume te veshtire dhe une si lindje te pare qe e kam, kam frike se nuk mund t`ja dale dhe mund te rrezikohem. Nga ana tjeter te pranoj vete lindjen me operacion me duket pak e veshtire pa rekomandimin e mjekut. Te lutem me jepni nje keshille pasi po kaloj nje periudhe shume te keqe dhe po vuaj nga pagjumesia, pasi tere kohes rri e mendoj. Nga shendeti te gjitha analizat me kane dale shume mire, ne fizik jam e dobet. Nuk di ç`te bej... ajo qe dua me shume eshte te mos rrezikohem une dhe foshnja ime gjate lindjes. Pres keshillen tuaj... Ju faleminderit!

Dori (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dori.

Me kaq sa më tregon, nuk di nga ta nis dhe as se çfarë të të them. Po e pe të arsyeshme, më kontakto pranë qëndrës time të punës.

Këshilla ime është ta marrësh më qetë shtatzëninë tënde të parë.

Hana (13 vite më parë)
Dori edhe une kam qene ne ankth keshtu sikur ti, gjinekologut ja kam shpreh deshiren per lindje me operacion ai e ka pershendetur inicitiven time dhe me ka thene se me qe eshte shtatzania e pare nese lind normal duhet gjithsesi te te prejne poshte si dhe ka treguar disa gjera tjera qe nuk jane te mira ne menopauze, pra une kam vendosur te lind me operacion, tani jam shume e qete dhe mezi e pres daten te cilen e kam caktuar se bashku me gjinekologun, te rekomandoj edhe ti te konsultohesh me gjinekologun tend. Çdo te mire :)

/komuniteti