Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimi gjatë shtatzënisë

Pershendetje Znj. Moza, une jam ne javen e 25 te shtatzenise edhe kisha dy pyetje per ju. A eshte e mundur te bej udhetim me autobus tani ne kete faze rreth 7 - 8 ore, a eshte e demshme per bebin? Une u keshillova dhe me doktorin tim dhe me tha qe nuk eshte rrezik por e mira eshte qe te evitohen udhetimet e gjata ne kete faze qe jam por vendimin e merr vet ti me tha... dhe nje pyetje tjeter, kam filluar ti ndjej levizjet e bebit qe ne javen e 19 nga pak sigurisht por edhe tani e ndjej por shume shume lehte edhe jo shume siç kam degjuar qe leviz shumë bebi etj etj, a duhet te shqetesohem apo eshte akoma heret? Ju falenderoj per pergjigjet tuaja dhe me falni qe u zgjata kaq shume... pune te mbare.

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida.

Për pyetjen e parë, mendoj se mjeku është përgjigjur korrekt.

Lëvizjet fetale tek çdo grua, kanë intesitet individual. Krahasimi me gratë e tjera, nuk ka kuptim. Për të hequr merakun, kryej një konsultë me gjinekolgun i cili me anë të vizitës do vlerësojë ecurinë e zhvillimit fetal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti