Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Llogaritja e moshës së shtatzënisë

Jam 33 javeshe dhe deshiroj te di si numerohen muajt ne shtatzeni, çdo 28 dite apo çdo 31 dite, nese ka mundesi me dite se ne Kosove ndryshe me kane informu, e ketu ne Gjermani me kane thene qe 3 dite ke hy ne muajin e 9, nuk po e kam te qarte qysh?! Nese ka mundesi me me spjegu mire... faleminderit shume

Rina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina.

Së pari, dua të uroj që zhvillimi i fëmijës tënd të ketë ecuri normale. Kjo është më kryesorja e kryesore, të shtatzënisë tënde.

Rina, në mjeksinë bashkëkohore është vlerësuar që një shtatzëni normale, ka kohëzgjatje deri në 40-të javë. Kjo nuk do të thotë, se të gjitha shtatzënitë zgjasin 40-të javë. Për shkaqe dhe arsye të ndryshme, kohëzgjatja ndryshon kryesisht me tendencë për më pak se 40-të javë.

Kur kohëzgjatja e shtatzënisë vlerësohet me muaj, duhet patur parasysh se një muaj kalendarik ka mesatarisht diçka më tepër se 30 ditë. Pavarësisht se sa muaj të kanë thënë që je shtatzëninë, e mira është që lindja jote të ndodhë në javën e 40-të ose rreth ditës së 280-të të shtatzënisë. Nuk dua të polemizoj me ata, që në Gjermani të kanë thënë se je në muajin e 9-të, sepse për mua ti je 33 javëshe ose 231 ditë plus nga 1 deri në 7 ditë (duke konsideruar të vërtetë referimin tënd) dhe po ta konvertosh me 30 ditë që ka një muaj, i takon që shtatzënia të jetë në në muajin e 7 muaj plus 21 deri në 28 ditë (lëvizja e ditëve deri në plus 7ditë, vjen nga që nuk e di saktësisht se sa ditë plus është shtatzënia jote, mbi 33 javët që më referon).

Rina, u zgjata pak, me shumë numra e me shumë llogaritje duke u munduar të të shpjegoj me shpresë për të qënë e vlefshme për paqartësinë tënde.

Por mua më duket se nuk kanë fare rëndësi këto llogaritje, për kohëzgjatjen e shtatzënisë. Do ndihesha më mirë nëse do të na tregoje diçka mbi ecurinë e shtatzënisë tënde, mbi eksperiencën tënde me shtatzëninë për nënat dhe gratë që kanë shumë nevojë të mësojnë mbi shëndetin riprodhues.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti