Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilin muaj jam?

Pershendetje doktoreshae! Une jam ne javen e 34, te lutem a mund te me thuash se ne cfare muaj jam tani, dhe kur hyje ne muajn e 9, menstruacionet e fundit i kam pasur ne 7/09/2010, ju faleminderit...

Daniela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Daniela.

Nëqoftëse data 7.9.2010 është dita e parë e fillimit gjakrrjedhjes të ciklit menstrual të fundit, ti je shtatzënë në javën e 33-të plus 2 ditë ose 233 ditë. Dita e përafërt të lindjes është data 15 qershor 2011. Kjo ditë i korespondon 280 ditë shtatzënie.

Daniela, ta ndash shtatzëninë me muaj, për mjekët/mjeksinë nuk është aspak praktike. Mirë do jetë që t’i largohemi paktikës së gjysheve tona, të cilat kishin konstatuar se fëmijët e lindur në në muajin e 9-të, kishin mundësi më të mëdha të jetonin, ndaj atyre të lindur përpara këtij muaji. Sot kemi të bëjmë me mjeksi bashkëkohore, e cila ka përcaktuar dhe vendosur kritere shkencore të ndjekjes së ecurisë së shtatzënisë.

Java është një ndarje e saktë sepse çdo javë ka 7 ditë dhe nuk është si muaji kalendarik (si ai që përdorim në jetën e përditëshme), i cili lëviz me 1,2 e deri në 3 ditë të tëra njëri nga tjetri.

Për kuriozitetin tënd, rreth datës 16 maj 2011, shtatzënia jote futet në muajin e 9-të të saj. Por kjo datë nuk vlen as për statistikë, sepse çdo mjek obstetër këtë datë lindje do ta konsideroj si lindje parakohe. Sipas mjeksisë bashkohore, lindje në term konsiderohet lindja që ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë.

Daniela, edhe pak javë dhe po afron dita e lindjes. Kujdesu për këtë proces, që fëmija i yt të lindë i shëndetshëm dhe me zhvillim normal.

Të rekomandoj të konsultohesh me mjekun këtë fund jave, dhe pas datë 15 maj konsultat duhet ti bësh çdo javë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Ari (13 vite më parë)
Duke lexuar shpjegimin e dok dhe po mendoja per vete se jemi shume afer me dite me Danielen dhe mund ta kemi lindjen afer njera tjetres edhe une mezi e pres momentin qe ta shikoj bebin tim po e di doktoreshe qe me ka zene dhe pak frika duke pare nje video qe shpjegonte nje doktor se si kryhej procesi i lindjes, po a eshte vertet qe ne cdo lindje mund te caj dok me gershere ishte shume e frikshme ta shikoje shpresoj dhe uroj qe ne ato momente mos ta ndjesh aq shume sepse une u tremba, i uroj lindje te mbare Danieles;

/komuniteti