Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me javët e shtatzënisë

Deshta t`ju pyes doktoreshe, si thoni qe ne javen e 33 je ne muajin e 8, kurse 12 jave llogariten 3 muaj, 16 - 4 muj,... a ka mundesi te ma shpjegoni sepse nuk e kam te qarte fare, sepse une jetoj jashte Kosoves dhe mjeku me ka thene qe nga java 33 kam hyre ne muajin e 9, pse ju e beni ndryshe llogarititjen, cikli i fundit ka qene me 10.09.2010.

Leta nga Kosova (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Nëqoftëse data 10.9.2010 është dita e parë e fillimit gjakrrjedhjes të ciklit menstrual të fundit, ti je shtatzënë në javën e 32-të plus 5 ditë ose 229 ditë. Dita e përafërt të lindjes është data 17 qershor 2011. Kjo ditë i korespondon 280 ditë shtatzënie.

Për njohuri, rreth datës 18 maj 2011 shtatzënia jote futet në muajin e 9-të të saj.

Leta, të rekomandoj të kujdesesh këto ditë me ecurinë normële të shtatzënisë. Ky është qëllimi yt kryesor. Kryej kontroll e me mjekun këtë fund jave, dhe pas datë 17 maj kontrollet bëji çdo javë për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë dhe zhvillimin e fëmijës..

Të uroj të lindësh fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti