Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gripi në shtatzëni

Pershendetje e nderuara dok Mimoza, ju falenderoj shume per ndihmen dhe kohen qe na dhuroni ne nenave me ane te kesaj faqe po arrijme te mesojme shume gjera. Jam ne javen e 17, kam patur nje ecuri normale deri tani, por kam 2 dite qe me ka kapur nje gjendje gripale me hunde te zena dhe sekrecione dhe kolle te vazhdueshme e cila po me mundon shume. Kam kontaktuar me doktoreshen time gjinekologe dhe me ka thene vetem me cajra e avull mund te kaloje kjo gjendje. Do doja tju pyesja nese ka shume ndikime negative tek bebi kjo gjendja ime? Ju falenderoj shume.

Klara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klara.

Gjendja që ankon mund të ketë shkak virozat e stinës. Me pa tjetër ato duhen kaluar. Lehtësohet shumë çdo njeri kur përdor çajra dhe avull e sidomos shumë pozitive është për gruan shtatzënë përdorimi i tyre. Klara, është e rëndësishme edhe trajtimi medikamentoz për shkak të gjendjes shtatzënë që ti ndodhesh. Kuptohet se kjo këshillë varet nga rëndesa e gjendjes gripale. Por përdorimi i çajrave i shoqëruar me shurup dhe paracetamol, mendoj se është një nga zgjidhjet e përshtatshme.

Kujtesë, rreth javës së 20-22, drejtohu tek gjinekologu për ekografinë morfologjike.

Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë me shtatzëninë tënde.

/komuniteti