Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje, jam shtatzene ne javen e 40 dhe diten e fundit per lindje e kam me 1 maj. Mirepo jam shume e shqetesuar pasi nuk kam as nje lloj shenje per te lindur. Te lutem doktoreshe me trego se cfare duhet te bej? A duhet te shkoj te bej ndonje kontroll ose jo? Ndoshta duhet te linde me opercion ose jo, te faleminderit per mirekuptimin, gjithe te mirat.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Në muajin e fundit të shtatzënisë, kontrollet tek gjinekologu duhet të bëhen çdo javë. Mjeku gjatë këtyre kontrolleve ndjek zhvillimin dhe ecurinë e shtazënisë. Ai ka mundësinë dhe aftësinë të përcakojë edhe kohën e saktë dhe mënyrën e lindjes.

Pas 280 ditë ose pas javës së 40-të, nëse nuk ke lindur, mjeku që ndjek shtatzëninë duhet të bëjë këto ekzaminime kryesore; ekografi për të vlerësuar sasinë e lëngut amniotic, vizitë gjinekologjike për të vlerësuar kushtet e qafës së mitrës, CTG (kardiotokografi) për të vlerësuar rrahjet e zemrës fetale.

Në bazë të këtyre ekzaminime mjeku vlerëson mënyrën e lindjes. Besa, unë mendoj se nuk është rasti të mendohet për lindje me operacion. Në fund të fundit, atë e vlerëson mjeku i cili nëse mendon ashtu, ka për detyrë të të njoftojë nënën dhe të sqarojë situatën përse mendon për lindjen me prerje cezariane.

Lutem të më mirëkuptosh.

Uroj të lindësh sa më normal një fëmijë të shëndetshëm.

Besa (13 vite më parë)
Te faleminderit doktoreshe. Para 2 javesh e kam pasur kontrollin dhe me ka thene se nuk jam qelur fare ndersa bebi eshte ok, dhe nese nuk do lindesh deri ne 1 maj atehere do vish kete te hene ne kontrolle. Mirepo une jam shume e shqetesuar. Bebi im eshte shume i levizshem dmth leviz me shume se cdo here tjeter dhe kjo me shqeteson, a eshte gje normale kjo ose?... ndersa vet nuk ndiej asgje, asnje dhimbje ose shenje per lindje. Gjithe te mirat.

/komuniteti