Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha dhe gjatësia fetale

Une jam ne javen e 31 dhe beba ime peshon 2000 g e gjate 44 cm a eshte zhvillim normal d.m.th a e ka peshen tamam per javen qe jam 31 jave e 4 dite, flm shume, ju pershendes.

Valentina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina.

Të dhënat që referon, janë diçka më shumë sesa mesatarja e pranuar si normale. Pesha dhe gjatësia fetale, varen edhe nga masa dhe pesha trupore e nënës. Për të qënë pa merak, të rekomandoj një vlerësim tek gjinekologu i cili mundet të përcaktojë dhe vlerësoj raportin e peshës fetale dhe masës/peshës tënde trupore.

Megjithatë unë mendoj se asgjë nuk ka për t’u shqetësuar. E rëndësishme është që zhvillimi fetal të jetë normal, të cilin duhet ta konfirmosh me vizitat periodike apo ato të kërkuara nga mjeku që të ndjek shtatzëninë.

Valentina (13 vite më parë)
Deshta te lidhna me pergjigjen e doktoreshes, se une jam e gjate 1.75 dhe peshoj 85 kg tani, d.m.th kam shtu ne peshe 13 kg ne shtatzani deri me tani, faleminderit shumr per pergjigjen.

/komuniteti