Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbje barku gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuara doktoreshe!


Jam ne fund te javes se 34 te shtatzanise eshte shtatzania ime e pare. Para nje jave kur jam ngrit ne kembe kam verejtur qe jam lagur poshte. Isha tek gjinekologu me kontrolloj me ultraze dhe tha se mund te kete qene presion i fshikezes se urines dhe qdo gje eshte ne rregull, une nuk besoj pasi qe kjo me ka ndodhur edhe keto dite prap dhe nuk eshte ajo ndjenje por krejtesisht nje ndjenje tjeter. Dhe para ca ditesh kam pasur dhimbje ne fund te barkut cdo 30 minuta nga 3-4 minuta. Nuk e di a jane normale per javet qe i kam dhe jam e shqetesuar.

Zana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Patjetër duhen matur xhepat e ujrave me ekografi. Dhëmbjet në fund të barkut, nuk janë normale. Njëkohësisht me vlerësimin e sasisë së likidit amniotik, mjeku duhet të bëjë edhe një analizë urine dhe të sekrecioneve vaginale.

Në bazë të ekzaminimeve, vendoset trajtimi dhe ndjekja e shtatzënisë.

Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.

/komuniteti