Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia dhe shqetësime të tjera gjatë shtatzënisë

E dashur gjinekologe, jam shume e kenaqur nga pergjigjet qe me keni dhene ne pyetjet qe ju bejne gra te tjera shtatzena. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 19 vjece, jam shtatzane ne javen 37 gati gati (periodat e fundit 14.8.2011) gjate gjithe shtatzanise time, kam qene shume mire, nuk kam pasur asnje problem, madje dhe kam levizur dhe punuar shume, sa te gjithe me thoshin se do ta humbisja femijen, hahah, por kete muaj te them te drejten jam keputur fare, kam nje gjendje pagjumesie, gjithe naten nuk ve gjume ne sy, jam gjithe kohes ne stres, dhe shpesh here me vjen si gjendje te fikti. Ushqimi me eshte prere pothuajse, nuk me shijon me si me pare...ndaj dhe doja tju tregoja pergjigjet e fundit qe kam bere te analizave, per te me shpjeguar nese keto shqetesime jane normale ose jo,... URINA KOMPLET Albumin~neg Glukoz~neg Bilirubina~neg Urobilina~neg Densiteti~1020 Pehashi~6.4 Eritrocide~ - Leukocide~ 1-2per fushe ANALIZAT E GJAKUT KOMPLET WBC 10.0H RBC 3.70L HGB 9.4L HCT 29.6L MCV 80.0 MCH 25.4L MCHC 31.8L PLT 182 LY 17.4 1.7 MO 6.6 0.7 GR 76.0 7.6 RDW 9.8L PCT 0.09L MPV5.1 FL PDW 18.4H STRISHO VAGINALE CANDIDA (SOOR) ~ NEG TRICHOMONAS~NEG EPITELE ~DISA LEUKOCIDE~4-6 PER FUSH ERITROCIDE~ - BAKTERIE~ - Sa per peshen e bebit doktoresha qe bera ekon me tha qe e kisha 2 kg e 600...nuk e di nese eshte normale kjo peshe ne kete muaj qe jam une, sepse sic thash dhe me lart uria me ka ikur shume... Ju kerkoj ndjese qe ju lodha kaq shume me analizat e mia, por isha shume ne merak per ti ditur tamam pergjigjet, se doktori qe jam lidhur gjithmone mire mire je me thote, hahah...dhe asnjehere s`me thote je keq...ju falenderoj shume, dhe ju pershendes per kete pune te shkelqyer qe beni...

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Analizat tregojnë pak anemi. Anemia është një nga shkaqet e peshës paksa të vogël të fëmijëve në lindje.

Pesha fetale aktuale, është afro 200 gram më pak se mesatarja për këtë moshë shtatzënie. Kjo nuk duhet të të krijojë shqetësime, sepse duhet konsideruar si situatë kalimtare. Duhet të marrësh trajtim me hekur, për të përmirësuar aneminë dhe të rritet pesha fetale.

Gjendjen e përgjithshme, me shqetësimet si dhe atë që e quan stres, duhet ta dominosh. Një nga rrugët është qëndrimi anash-majtas, për aq kohë sa je shtrirë.

Ka shumë raste të shtatzënave që nuk e pëlqejnë ushqimin. Por, është detyrim që duhet hequr. Kështu që po të rekomandoj, të ushqehesh me vakte të vogla dhe sa më shpesh aq sa të të thonë, mbete gjithë ditën duke ngrënë. Jeshillëqët dhe frutat, duhet të jenë baza e ushqimit.

Ana, më vjen mirë që e ke marrë shtatzëninë me sportivitet. Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Zeka (9 vite më parë)
A ka barna per qetesim te menopauses,nese din dikush te me tregoj.Ju faleminderit.
Artur (13 vite më parë)
Me falni dua te di nese jam i afte te lej gruan time shtatzane. Cfare analizash duhet te bej?
Ana (13 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjen ... por a mund te me rekomandoni ndonje emer ilaci qe mund te me ndihmoj me anemine kete muaj??? Ju pershendes.

/komuniteti