Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione të traktit gjenital

E nderuara doktoresh, kam bërë strisho cervikale dhe rezultatet jane këto: Testi në Chlamydia trachomatis negativ, Mycoplasma hominis negativ, Ureaplasma urealyticum pozitiv >10fuqin e peste CFU/ml pra jam idetifiku me bakteriet Escheria coli dhe streptococcus faecalis pra kane dal pozitive, çfare lloj bakteriesh jane keto dhe a paraqesin ndonje problem sepse tani po planifikoj per shtatzani.

Vlora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora.

Analizat tregojnë infeksion të traktit të poshtëm gjenital. Përpara se të fillosh shtatzëninë, duhet të trajtosh infeksionin. Mos trajtimi i ureaplazma urealitikum, është shkak i mundshëm për një seri problemesh mbi shëndetin riprodhues dhe ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shërim të shpejtë.

Brunilda M (7 vite më parë)
Doktoresh pershendetje jam shtatzan 9javshe po pasi bera analizat qe me tha doktoresha me doli se kam ureaplasma pozitiv...ja tregova doktoreshes dhe me dha mjekim dmth antibiotik eritromicine ... lexova qe ka rrezik sdi cfare te bej jam shume e shqetesuar ????????
Armira (12 vite më parë)
Doktoreshe, testi i uroplazmes tek une eshte pozitiv dhe une jam shtatzane 6 javeshe, a mundet te sherohet edhe gjate shtatzanise uroplazma dhe a eshte e demshme per bebin sherimi apo medikamentet qe miren? Te lutem me jep nje pergjigje sepse jam shume e shqetesuar per kete.

/komuniteti