Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse dukem shumë e shëmtuar?

Jam ne javen e 16 te shtatzanise dhe kam pesuar nje ndryshim shume te madh ne paraqitje, eshte shtatzania e pare dhe me kane thene dhe po e kuptoj edhe vet se jam shemtuar shume, prej javeve te para te shtatzanise, desha te pyes pse ndodh kjo? disa me thone qe kur eshte gjinia e bebit djale ndodh kjo, une se kam shikuar akoma gjinine. Paraprakisht faleminderit.

Dea (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dea.

Zakonisht në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë, fytyra e gruas pëson disa ndryshime. Ajo bëhet më edematoze. Në hundë dhe në mollëzat e faqeve, shfaqet një pigment i errët në formën e një fluture që është karakteristikë për gratë shtatzëna. E njëjta gjë ndodh edhe në zonën e kërthizës dhe në vijën e mesit të barkut, ku formohet një vijë e zezë që quhet linea nigra. Edhe organet gjenitale të jashtme, hiperpigmentohen duke marrë ngjyrë më të errët. Këto ndryshime janë fiziologjike në shtatzëni dhe kalojnë pas lindjes.

Dea, nuk besoj se kjo gjendje ka lidhje me gjininë e fetusit.

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti