Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problemet në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e 32, javen e kaluar isha te gjinekologu, me tha se qafa e mitres eshte hapur pak me rekomandoi regjim shtrati si dhe tabletat Lekoptin 40mg dhe gynipral. Me tha dy jave me i perdor. Desha te ju pyes a e kam shtatzenine e rrezikuar dhe a duhet te bej regjim shtrati deri kur vjen koha per me linde?

Edita Hondozi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita.

Hapja e qafës së mitrës në këtë moshë të shtatzënisë, nuk është normale. Trajtimi i mjekut është kompetent, dhe shpresoj që situata të përmirësohet. Regjimi i shtratit dhe trajtimi janë efikasë për ty Edita, që shtatzënia të ecë normalisht deri në fund të saj.

Kohëzgjatja e rregjimit të shtratit, është e kondicionuar nga ecuria e shtatzënisë e në veçanti nga dilatacioni/hapja e qafës së mitrës.

Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.

/komuniteti