Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund të lindi?

Ju pershendes jam Linda jetoj ne Zvicerr jam shtatzene me daten 25 prill i mbusha 9 muaj mjekja me tha se te premten i kam ber 35 jave dmth 8 muaj e 3 jave une e llogaris se diten e e pare te menstruacioneve te fundit e kam pas me 16.08.2010 desha tju pyes sa zgjat koha deri ne lindje? jam duke e pritur beben e pare krejt shkojne ne rregull beba eshte me kry drejt daljes ndonjehere kam therrje ne fund te barkut deshira ime eshte te kem nje lindje normale pa operacion qfare duhet te bej te kaloj sa ma mire baj edhe ushtrime te lehta ndonjehere..,e pres pergjigjen tuaj...

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Më vjen shumë mirë që ecuria e shtatzënisë është plotsisht normale. Në qoftëse dita e parë e menstruacionit të fundit është datë 16.08.2010, në qoftëse kohëzgjatja e ciklit mënstrual ka qënë 28-të ditë dhe meqënëse shtatzënia jote ka patur ecuri normale, me datë 02.05.2011 ke mbushur 37-të javë shtatzëni. Data e përafërt e lindjes do të jetë data 23.05.2011, pasi në këtë datë shtatzënia jote mbush 280 ditë.

Për gratë me moshë shtatzënie mbi 37-të javë, nuk rekomandohen ushtrime. Këshilla e vetme është shëtitjet në ajër të pastër për aq kohë sa mos ta ndjesh lodhjen sidomos tek këmbët apo në mes/bel, por kujdes me dhëmbjet në fund të barkut. Nëse ato bëhen shqetësuese, menjëherë kontakto mjekun gjinekolog.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm me lindje natyrore.

Linda (13 vite më parë)
Jam perseri Linda, shpresoj se me ktheni pergjigjne e fudit se ju kam bere deshta edhe te ju pyes kam shume dhimbje te vagines edhe kam ndegjuar se mbas lindjes grate i qepin poshte a eshte e vertet edhe nese po a eshte dicka e zorshme?
Linda (13 vite më parë)
Faleminderit shume per keto pergjigje aq te mira. Por ndonjehere kam dhembje ne fund te barkut si therrje te vogla po kalusee... deshta edhe te ju pyes, jam pak e ftohur nga veshkat ndonjehere kam pak probleme me to, po jo shqetesuese, deshta te ju pyes a ndikojne gjate lindjes?... uje pi deri ne 3 litra ne dite, uje natyral, jo mineral edhe lengje, çka me preferoni se duhet te bej?

/komuniteti