Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbi gjininë e bebit

Pershendetje doktoreshe. Se pari ju falenderoj per pergjigjet qe i jepni shtatzenave sepse pergjigjet tuaja na bejne te njhemi shume mire me ndryshimet qe ndodhin gjate kesaj periudhe kaq te bukur. Une jam ne javen e 15 te shtatzenise dhe e kam bebin e dyte, pas vajzes 5 vjece... jam shume e lumtur per kete shtatzeni dhe po e perjetoj shume mire me gjithe ndryshimet qe po sjell ne trupin tim... ne javen e 13 kam bere nje eko dhe doktoresha me tha qe bebi im eshte djale. Desha t`ju pyes ju a mund te shihet gjinia e bebit ne ate moshe te shtatzenise, per mua nuk ka fare rendesi gjinia e bebit, mjafton qe ai te linde mire por jam habitur paksa qe doktoresha e pa, pasi gocen une nuk kam mundur ta shoh deri ne muajin e shtate... Faleminderit.

Ada (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada.

Me ekografi, saktësisht gjinia e bebit vlerësohet rreth javës së 20-22 të shtatzëninë, gjithmonë nëse pozicioni fetal është i përshtashëm.

Të uroj shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti