Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarja e barkut dhe krahëve gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 17 dhe qe dy dite ka fillu barku edhe krahet te me kruhen. A eshte diçka ne lidhje me shtatzenine apo duhet te brengosem ose te shkoj ne kontrolle. Faleminderit shume :)

Yllka (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Yllka.

Pa një ekzaminim, nuk mund të përcaktohet shkaku i kruajtjes së barkut dhe krahëve. Meqënëse nuk ke shenja të tjera, edhe mund të pranohet se kruajtjet vijnë nga ndryshimet në mëlçi dhe tëmth dhe zhduken pas lindjes. Një vlerësim i mjekut dermatolog, nuk është pa rëndësi.

Po të ishte se të kruhej vetëm barku, mund të thoja se është pasojë e striave/plasaritjeve të lëkurës së barkut.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti