Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë

Jam ne muajin e 4 te shtatzenise se pare dhe shpesh kam dhimbje barku me shpesh ne anen e djathte, dhimbje sikur therje me shpesh kur ngritem ne kembe edhe kur kollitem, poashtu me dhembin edhe kembet, fillimi i kembes se djathte me shpesh. Cfare mendoni?

Meli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli.

Dhëmbjet e barkut nuk janë normale. Drejtohu tek mjeku për konsultë dhe analiza.

Për më tepër lexo linkun:

http://www.bebaime.com/semundjet/dhembjet-e-barkut-gjate-shtatzenise

Dhëmbjet e këmbëve gjatë shtatzënisë, mund të kenë lidhje edhe me defiçitin e hekurit, deficit i cili vjen edhe për shkak të konsumimit të rezervave amtare nga fetusi. Trajtimi me hekur me anë të preparateve apo me konsum të ushqimeve me hekur, është i domosdoshëm.

Të uroj shërim të shpejtë.

Edlira (13 vite më parë)
Jam shtatzane ne javen e 6 besoj por kam dhimbje barku jo te forta, te kryqit dhe te kembeve.Sa jane mundesite qe femija te jete jashte mitres? Ju lutem me ktheni pergjigje se jam shume ne merak.

/komuniteti