Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mpirja e dorës së djathtë

E nderuar Znj. Mimoza, Une jam ne javen e 22-te te shtatzanize dhe kam here pas here mpirje vetem te dores se djathte dhe me shume e ndjej te mollezat e gishterinjve. Ka kjo lidhje me shtatzenine dhe nqs po, a ka ndonje ndikim negativ te bebi? Ose cfare tregone dhe nga se vjen mpirja e dores se djathte? Faleminderit dhe gjithe te mirat, Me respekt, Mirela.

Mirela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirela.

Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen nga shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Mpirja ndodh edhe pas lindjes, për shkak të mbajtjes së fëmijës në krah për kohë të gjatë.

Ndjenja e mpirjes së gishtave, quhet sindromi tunnel carpal dhe zakonisht shfaqet vetëm në një dorë. Ndjenja e djegies dhe e mpirjes, shkaktohet nga shtypja e një nervi nga fryrja e indeve në kyçin e dorës.

Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën. Për duar mund të bësh disa ushtrime të lehta për çmpirje, ndërsa kur shtrihesh, vendosi duar mbi kokë dhe jo poshtë kokës apo jastëkut.

Të uroj të kalosh një shtatzëni normale.

artta (8 vite më parë)
Mirebrema jam 20 vjeqare e martuar nuk kam pas probleme me ciklin asnjeher por kete muaj me eshte vonuar 43 dite kam menduar se jom shtatzen e kam ber testin me ka dal megativ po pastaj pas ketyre diteve me eshte shfaqur cikli mendoni se kom ndonje problem faleminderit .
Mirela (13 vite më parë)
Shume faleminderit!

/komuniteti