Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje në javën e 6-të

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 6-te te shtatzenise... mbreme kam pasur pak, shume pak gjakderdhje, te them me sakte ca pika... isha ne gjinekologji, e bera nje kontrolle... doktori qe me kontrolloi me preferoi UTROGESTAN tableta por shkaku çfare ishte nuk ma spjegoi... te lutem nese ke mundesi te me tregosh çfare ka mundur te ndikoje tek ajo gjakderdhje? Respekt.

B (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Përafërsisht në kohën kur priten që të vijnë menstruacionet e rradhës tek një grua shtatzënë, vërehet një gjakrrjedhje vaginale në sasi të vogël ndonjëherë edhe pak më e shtuar. Shkaku i kësaj gjakrrjedhje mendohet se vjen nga implantimi i vezës në muret e mitrës. Sasia e pakët e gjakrrjedhjes me kohëzgjatje deri në dy ditë nuk është shqetësim për shtatzëninë. Në rastet kur gjakrrjedhja shoqërohet me dhëmbje mesi dhe në fund të barkut, rekomandohet kontrolli mjeksor dhe mjekimi.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

Filloreta (13 vite më parë)
Mos ke merak te njejten gje kalova une mu ne javen e gjashte filluan deri ne javen e tete ashtu shume pak, perdora utrogestan me rregull 2 here ne dite dhe cdo gje kalova shume mire, andaj shpresoj se edhe ti do kalosh mire dhe mos u be merak vetem se pusho me shume.
B (13 vite më parë)
Te falenderoj nga zemra.

/komuniteti