Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Muaji i saktë i shtatzënisë

Pershendetje, sipas mjekut tim une jam ne javen e 26, por dua te di saktesisht cfare muaji dhe jave jam... menstruacionet e fundit i kam pas me dt 30.10.10 deri me 4.11.10 a mund te me sqaroni se ne cfare jave dhe muaj i bie qe te jem edhe kur mund te linde? edhe nje pyetje tjeter gjate marredhenies kam pak djegesime ne fillimin e vagines a eshte normale kjo apo kam ndonje infeksion? ju flm pune te mbare.

Silda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Me të dhënat që tregon, llogaritë e mia tregojnë se je në javën e 26-të plus 4 ditë. Lindja parashikohet të ndodhë rreth datës 06 gusht 2011.

Ndryshimi i pH të vaginës, ndihmon në shfaqen e kandidozës. Analiza e konfirmon diagnozën e cila me trajtim medikamentoz kalon.

Ju uroj shtatzëni normale.

Kosovare 1 (12 vite më parë)
Liza te uroj per kete artikull ngase kam bebin e lindur parakohe edhe pse kam lexuar shum me vjen mire qe ke menduar edhe per kete kategori bebesh.Uroj shendet bebit tend...

/komuniteti