Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë ciklit menstrual

Pershendetje doktoroshe, isha e interesuar me dite se a eshte e ndaluar kryerja e marredhenieve gjate kohes qe jemi me menstruacoine sepse kam degjuar se eshte e ndaluar, neqoftese eshte e ndaluar, pse? Pres nga ju nje pergjigje, me respekte, Pulia.

Pulie (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Nuk ka ndonjë rregull apo ndalim të të bërit seks, gjatë menstruacioneve. I gjithë problemi qëndron tek tejkalimi i pamjes, ndjenjës dhe gjakosjes gjatë aktit i trupave dhe ambjentit për rreth. Nëse kalohet kjo situatë, atëherë edhe mund të kryhet raport seksual gjatë menstruacioneve pa krijuar asnjë lloj problemi mbi shëndetin riprodhues të çiftit.

Lirie (13 vite më parë)
Me vjen keq per pergjigjjen tuaj... por nuk lejohen marredheniet intime gjate ciklit menstrual dhe kjo vjen sipas librit te shenjte Kur'anit ku thotë Allahu: "Të pyesin ty për të përmuajshmet (hajzin), thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur andaj largohuni prej grave gjatë të përmuajshmeve dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen atëherë afrohuni atyre, ashtu siç u ka lejuar All-Ilahu. All-Ilahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme". (El-Bekare, 222) Ndërsa Mjekësia bashkëkohore ka zbuluar materie helmuese e të dëmshme për trupin. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe shkakun se pse duhet burri të largohet nga marrëdhënia seksuale në këtë kohë. Organet riproduktive mbushen përplot dhe nervat bëhen shumë sensitive nga sekreti i gjëndrave internale. Marrëdhënia seksuale mund t'i dëmtojë e ndoshta edhe të pengojnë derdhjen e gjakut nga të përmuajshmet dhe kështu të shkaktojë ndezjen e organeve seksuale.
Arta (13 vite më parë)
Kam bere marredhenie seksuale gjate ciklit mujor dhe kam pire hapa kunder shtatzenise mbrenda 48 a mund te kete ndonje problem dhe a mund te mbes shtatzene nese ka pas prekje te spermes mbrenda meje?
Bardha (13 vite më parë)
Pershendetje... jam ne muajin e 9 te shtatzenise nuk kam asnje problem deshta te pyes se a lejohen marredheniet seksuale gjate ketij muaji dhe a eshte e preferuar te eci shume kete muaj?...faliminderit.

/komuniteti