Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Plazhi gjatë shtatzënisë

Pershendetje! Tani jam rreth 2 muajshe e gjysem, ne korrik vete rreth 5 muajshe, dua te di a mund te shkoj ne plazh, ka ndonje problem per beben?

Jona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona.

Rrezet e diellit dhe noti, janë të rëndësishme edhe për gruan shtatzënë.

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit gjatë sezonit veror, duhet bërë gradualisht dhe jo menjëherë. Është e rekomanduar largimi nga rrezet e diellit, që godasin lëkurën/trupin direk dhe indirekt nga ora 10-të deri në orën 17-të. Gjatë qëndrimit në diell apo nën çadër, përdorimi i kremrave vitaminoze duhet të bëhet rreth 20 minuta para daljes në diell, dhe menjëherë pas larjes/banjos në det apo në pishinë. Parfumet dhe kremrat kozmetikë nuk duhet të përdoren në ambjentet me diell, sepse ekziston mundësia e alergjive apo dëmtimeve të tjera të lëkurës. Vendosja në kokë e kapeles si dhe përdorimi i syzeve të diellit gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambjent të hapur, është veprim shumë i drejtë i gruas shtatzënë.

Kalimi i pushime verore pranë pishinave të veçanta, është më i rekomanduar. Larja në këto ambjente, ka mundësinë e notimit (gjimnastikës dhe lëvizjeve të tjera trupore) të kontrolluar nga specialistët si dhe presupozohet cilësi më e lartë dhe e mirë e ambjentit të ndënies dhe e atij ujor. Në ambjentet e plazheve me rërë dhe ujë deti, duhet të zgjidhet vendi i pastër për t’i shpëtuar ndonjë infeksioni të mundshëm.

Konsumi i ujit dhe lëngjeve, duhet të jetë më i madh sesa ai që konsumohet jashtë sezonit veror, por asnjëherë duke e tepruar me sasinë dhe cilësinë.

Jona (13 vite më parë)
Shume faleminderit!

/komuniteti