Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Une kam kryer lindjen e dyte qe 5 muaj edhe ende nuk i kam menstruacionet por ja qe floket me jane dobesuar per te mos e thene gati jam pa to. Kam pasur lindje te nderlikuar dhe a mund te jete kjo njera nga arsyet qe floket me bien, (ndoshta dola nga pyetja). Kerkoj pergjigjen tuaj nese ka mundesi, faleminderit.

Fitore (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore.

Ankesa që përshkruan, mund të ndodhë për shumë arsye. Është vërejtur se dobësimi dhe rënia e flokëve mund të ndodhë për shkak të; ç’rregullimeve të rregjimit ushqimor, etheve të ndryshme, sëmundjeve kronike, operacioneve të rënda, anemive, çrregullimeve emocionale, hipertiroide, etj. Pas lindjes kjo gjendje mund të shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike/normale.

Të rekomandoj të diagnostikohesh tek dermatologu, i cili do të japë trajtimin e nevojshëm.

/komuniteti