Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjenitale

Pershendetje doktoresha Moza, flm qe po na ndihmon aq shume se ne grate po kemi nevoje. Doktoreshe nese je me kondillome, a do te thote qe ke kancer, a mund te largohet vevetiu kam lexu shume per kondilloma, po desha te bej edhe juve kete pyetje meqenese jam 19 vjecare dhe kam planifiku tash te behem nene por nuk po mund te ngelem shtatzene edhe pse te gjitha jane ne rregull sipas kontrollimeve gjinekologjike, flm fat dhe lumturi ne jete.

Ediona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ediona.

Kondiloma akuminata shkaktohet nga virusi human papiloma. Është infeksion i cili edhe pas trajtimit përsëritet por nuk krijon problem në të ngelurit shtatzënë. E rëndësishme është zgjedhja e mënyrës së lindjes, sepse lindja me operacion tek gra e infektuara mbron fëmijët nga infeksioni.

Për më tepër të rekomandoj të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/konceptimi/virusi-human-papilloma-hpv-

Eda (13 vite më parë)
Pershendetje. Jam 19 vjeçare.Desha te ju pyes per nje infeksion gjenital qe me ka ndodhur ne vagine qe quhet kondillome se di emrin e sakte te tyre dhe kam brenda dhe jashte vagines kam bere nje vizite te gjinekologu dhe me ka thene qe duhet te hiqen me rrezatim a po te djegen por ka mundesi edhe pas operimit te kthehen?... A te hy ne ket operim a shkakton me vone ndonje problem me vone per te mbetur shtatzene? Ju falimenderit per ndihmen tuaj. E pres pergjigjen tuaj.

/komuniteti