Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbjet e lehta në fillimet e shtatzënisë

Doktoreshe e nderuar, Unë para 6 muajve pata një abort spontan, tani jam shtatzëne prap! Jam në javën e shtatë të shtatzanisë, kam bërë kontrollin e fundit tek mjeku im para dy ditëve, edhe pse më parë më ishte shfaqur hematoma. Në kontrollën e fundit hemotoma ishte zvogluar dhe kishte ra më poshtë në pozitë me fetusin. Fetuesi ishte mirë ,edhe të rrahurat e zemrës i kishte në rregull. Më tha ta nderprej tani Progresteronin. Edhe para kontrollës, edhe tash, kam dhembje të lehta në dy anët e fundit të barkut. Këto më shfaqen nga një deri në dy herë në ditë, me zgjatje prej 5- 10 min (jo gjithmonë), e sidomos kur rri pak gjatë në këmbë. Mjeku me tha që është normale të kesh dhembje të vogla! A janë normale keto për këtë fazë të shtatzanisë? Kam edhe një pyetje tjetër, çfarë lloj nxehtësie të ujit mund te perdorë? Ju faleminderit, Keti.

Keti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Keti.

Ashtu edhe siç shkruan, më vjen mirë që fetusi është normal dhe po ecën normalisht. Dhëmbjet e lehta në këtë fazë janë normale, megjithatë shmag sa më shumë lodhjen dhe qëndrimet në këmbë. Mirë do ishte, që kontaktet me mjekun ti vazhdosh derisa hematoma të jetë zhdukur plotësisht.

Temperatura e ujit për të larë trupin, rekomandohet të jetë sa më e pranueshme për organizmin. Në sezonin veror mund te jetë për rreth 30-35°C. Në sezonin e dimrit mund të jetë edhe diçka më e lartë, por gjithënjë varet nga temperatura e ambjentit të brëndshmë dhe të jashtëm. E rëndësishme është që lëkura, sidomos ajo e vendeve me ndjeshmëri të lartë si barku, qafa, fytyra etj, ta durojë nxehtësinë dhe të mos skuqet nga mbi nxehja.

/komuniteti