Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth humbjes së virgjinitetit pa gjakderdhje

Jam nje vajze 19 vjecare dhe kam qene ne lidhje, kam pasur marredhenie me te dashurin por gjate humbjes se virgjinitetit nuk kam pasur as dhimbje te forta e as gjakderdhje, une kam qene e virgjer por i dashuri nuk po me beson, per here te pare me te kam pasur marredhenie seksuale, ju lutem me ndihmoni ose me orientoni disi, a mundem ta vertetoj se per here te pare kam pasur marredhenie, pres pergjigje ju lutem.

Erza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erza.

Himeni, është i formave dhe cilësive të ndryshme. Ka vajzave me hymen shumë elastik, i cili mund të hapet kur penetron penisi pa dhënë gjakosje ashtu siç ka edhe himen që çahet dhe gjakoset edhe jo për shkak të penetrimit vaginal. Me këtë dua të them se; çdo femër ka individualitet e vet në ndërtimin dhe sjelljen e himenit gjatë aktit seksual.

Unë të besoj që ke qënë e virgjër, vetëm për mënyrën se si e shpreh shqetësimin. Por pas kontaktit seksual, edhe pa gjakrrjedhjen e “famshme” unë të konsideroj të çvirgjër. Nuk di se si t’ja bëj të ditur këtë “fakt”, mashkullit tënd. E futa në thojzë fjalën fakt, sepse nuk dua të besoj që dashuria mund të mbështet në gjakrrjedhjen e himenit.

Nuk ka mjek që mund ta vërtetoj, se çvirgjërimi të ka ndodhur me atë mashkull që e pranon si njeriun e parë me të cilin ke bërë seks. Nëse ai nuk të beson, ai nuk të do.

qendresa gjibegji (8 vite më parë)
desha tju pyes jam martuar qe 1 muaj kam ber seks per here te par me bashkshortin tim po kam nje ankth sepse kur kemi ber seks nuk me ka dal gjak hiq e ka futur penisin dida her po prap nuk ka dal gjak jam 17 vjeq
kimi (11 vite më parë)
dasha me te vet diqka a eshte vertet 80% qe femnat kurse nuk e qet gjak qe jan vergjine a eshte vertet a jo qka munden me mendimu ju me fal per penges

/komuniteti