Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime të ciklit menstrual

Pershendetje Dr. ju falenderoj per pergjegje qe jepni, jam 19 vjec, e martuar, problemi im eshte se menstruacionet i kam patur gjithmone te crregullta me vijne mesatarisht nje here ne tre muaj...doja te dija pse ndodh kjo dhe a do te kem probleme nese dua te lind femije...me respekt Ilda.

Ilda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda.

Çrregullime të ciklit menstrual ndodhin për shkaqe kryesisht hormonale. Një ekzaminim i përgjithshëm i hormoneve që stimulojnë vezoren dhe i hormoneve të tiroides, do të ndihmojnë për të diagnostikuar shkakun. Gjithashtu një ekografi për kavitetin uterin dhe ovaret, plotsojnë kuadrin diagnostikues. Më pas, këshillimi me mjekun gjinekolog është shumë i rëndësishëm, për trajtimin e domosdoshëm për t’u kthyer në një cikël menstrual normal.

/komuniteti