Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat

Pershendetje, desha te pyes se gjate analizave ne shtatzeni a duhet bere sedimentacioni, une jam ne muajin e shtate te shtatzenise dhe kur i bera analizat, sedimentacioni me doli 48. Jam brengosur shume mirepo mjekja ime me tha se tani ti ke sedimentacion te dyfishte, ti dhe beba dhe nuk duhet bere kjo lloj analize gjate shtatzenise. Kisha dashur te dije edhe mendimin tuaj?

Jeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Gjatë shtatzënisë, në analizat e gjakut, një nga rezultatet që kontrollohet është niveli i sedimentit. Nivelet e sedimentit ndryshojnë me moshën, kur je shtatzënë, kur je anemik, kur përdor ilaçe me përbërje steroide etj. Në përgjithësi sedimenti i lartë mund të tregoj ekzistencën e një infeksioni, inflamacioni etj. Por për një diagnostikimin me konkret të situatës duhen bërë analiza të tjera.

Uroj që çdo gjë të shkoj mirë.

Ylljeta (12 vite më parë)
Pershendetje deshta te ju pyes per mjalte me kanelle, a mund te perdoret edhe per nanat qe kane femijet ne gji dhe a ndikon dicka keq dhe a eshte kanella sic i thojme ne cimet, a eshte e njejta?

/komuniteti