Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është normal ky ankth që më ka pushtuar mua?

Hi dr, jam Kena dhe ju shkruaj nga Gjermania. Jam shtatzene dhe aktualisht jam ne fund te shtatzenise. Terminin e fundit per te lindur e kam me 13 maj, shtatzenia ime ka qene pa shqetesime dhe jam e lumtur per kete. Vetem se keto dite jam e shqetesuar dhe ne ankth per bebin tim sepse mendoj se mos ma ngaterrojne bebin ose dhe ma nderrojne pasi doktori im me ka thene qe une do e bej lindjen me operacion dhe me sa di une bebin ta marrin direkt dhe ta sjellin me mbrapa, por kush me siguron mua qe ai mund te jete bebi im? Ju kerkoje ndjese qe po shprehem keshtu, por ju lutem me kuptoni thjeshte jam pak e shqetesuar, se ketu ne Gjermani jam dhe vetem, pa familjen time, vetem burrin kam. Nuk e di a jane normale keto mendime ose une po çmendem. Me thoni nese kam nevoje per psikolog apo thjeshte jane shqetesime normale qe e kapin gruan ne pritjen e femijes. Me shpresen qe mos t`ju kem bezdisur me kete lloj pyetje, ju uroj pune te mbare ne punen tuaj.

Kena Bajraktari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kena.

Mendoj se je disi e shqetësuar, qoftë edhe për shkak të afrimit të kohës së lindjes por për më tepër edhe për mënyrën që ke zgjedhur apo të është ofruar për lindje.

Për dijeni tënde, në praktikat e shtëpive të lindjes, pavarësisht nga metoda e zgjedhur për lindje, nënës dhe fëmijës së lindur i vendoset në dorë një numër (rreth) i njëjtë. Rrethi dhe numri është shumë i sigurtë, dhe shërben si mjet identifikues i nënës dhe fëmijë. Kjo është metodë e vjetër dhe ka qëndrueshmëri edhe në shoqëritë moderne të sotme. Për çdo gabim eventual, AND-ja është konfirmimi më i saktë i trashigimnise gjenetike, por nuk mendoj se do të duhet të ndërmarrësh një veprim të tillë ekstrem.

Kena, ti shpjegon se shtatzënia ka patur ecuri normale gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj. Unë nuk po kuptoj se përse është vendosur që lindja të kryhet me operacion, kur çdo gjë në shtatzëninë tënde ka shkuar normalisht? Nëse ke mundësi, më shkruaj që të kuptoj situatën.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti