Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakrrjedhje gjatë menopauzës

Pershendetje doktoreshe, une desha te ju bej nje pyetje per nenen time, eshte 49 vjecare, menstruacionet i jane nderprere qe nje vit, mirepo para tre dite ka pas gjakderdhje shume bile bile copa te medha te gjakut. Por vetem nje dite te nesermen i jane nderprere menjehere. A mundet shkaku me qene lodhja e tepert, sepse eshte marre me pastrimin e shtepise ose qka tjeter ka mundur te jete? Ju lutem nese keni mundesi te na ndihmoni me pergjigjen tuaj. Ju falenderoj perzemersisht.

Eda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda.

Mendoj se hemoragjia që përshkruan, vjen nga ulja e aktivitetit ovarial e pasuar nga një defiçensë hormonale. Eda, për nënën tënde rekomandoj ekzaminim ekografik për të parë kavitetin uterin, trashësinë e endometrit dhe gjendjen e vezoreve. Gjithashtu një ekzaminim i FSH dhe LH, vlera e të cilave duhen vlerësuar. Mjeku mund të arsyetoj për kyretazh e më pas të japë trajtim medikamentoz për këtë çrregullim.

Uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti