Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizja e fëmijëve binjakë gjatë shtatzënisë

Znj. Keta pershendetje.


Jam Marsida nga Elbasani me binjake. Njeri eshte djale dhe tjetra vajze. Doja shume qe kete gezim ta ndaja me ju. Pyetja qe kam eshte se njeri nga bebet leviz me shume, por tjetri qe e ndjej te levize me pak se tjetri ka ndonje gje per t`u shqetesuar?

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida.

Më vjen mirë për shtatzëninë tënde të bukur. Marsida, është normale që lëvizjet e bebeve të jenë të ndryshme në rritëm apo forcë. E veçantë është kur njëri nga bebet ndryshon rritmin apo forcën. Në moment duhet të kontaktosh mjekun.

Duke të këshilluar që të mos e mbash mëndjen në sensin negativ, të them që gëzoju shtatzënisë dhe qëndro e lumtur deri në fund.

Sinqerisht të uroj të lindësh dy fëmijë të shëndetshëm.

Marsida (13 vite më parë)
Ju faleminderit shume Znj. Mimoza Keta. Na gezon me fjalet e bukura qe na thua gjithmone. Ju uroj gjithe te mirat! Me respekt, Marsida, Elbasan.

/komuniteti