Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku i madh pas lindjes, si të evitohet?

Kam pasur alergji prej leukoplastit, pasi kam lindur me operacion dhe barku me ka mbetur shume i madh, edhe pas dhjete muajve te lindjes se femijes barku me ka mbetur shume i madh. Çfare te bej?

Valbona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valbona.

Barku i madh pas lindjes, është i justifikuar. Si rekomandime të përgjithshme për kthimin në gjendjen e paralindjes rekomandohen dhënia e qumështit të gjirit, ushqimi i ekuilibruar, aktivitete fizike si dhe ushtrime speciale për riformatimin e muskujve të barkut dhe bazës së legenit.

Aktivitet fizike mund të bëhen edhe gjatë ushqyerjes me gji, si shëtitje në natyrë rreth 30 minuta. Rritet kohëzgjatja dhe pas lehonisë ecja bëhet e shpejtë, e më pas vrap i lehtë. Mirë është që fëmija të ushqehet përpara aktivitetit fizik, që edhe ndjenja e lehtësimit të gjoksit nga rëndesa të jetë e pranishme. Ndihmë e mirë, është pirja me sasi të mëdha të ujit. Nuk rekomandohen aktivitet fizike, që forcojnë tej mase muskulaturën e kraharorit.

Ushtrimet speciale për muskujt e barkut mund të jenë: tërheqja e muskujve të barkut duke i mbajtur të tendosur për 10-të sekonda. Më pas muskuj lirohen, duke e përsëritur ushtrimin rreth 20 herë. Pas lehonisë, ushtrimet të lehta për muskujt e barkut mund të bëhen edhe shtrirë me gjunjët e mbledhur. Së dyti, forcohen dhe çlirohen muskujt e bazës së legenit për 10 sekonda, duke e përsëritur ushtrimin nga 10-të deri në 15-të here me 10 sekonda pushim, jo më shumë se dy deri tre herë në ditë. Ushtrimi bëhet me tendosje/sforcim, ashtu siç veprohet kur mbahet urina.

Valbona, shpresoj të kem qënë e vlefshme në rekomandimet e dhëna.

/komuniteti