Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme të paslindjes

Pershendetje doktoresh. Kam lindur para 4 muajve me epiziotomi, mirepo edhe pas ketyre muajve nuk me eshte sheruar plotesisht sepse gjate marredhenieve kam dhembje. Gjate vizites te mjeku gjinekolog me preferoj vaginaleta citratidin dhe vitagyn c, njeren nje nate dhe tjetren naten tjeter, i kam perdorur dhe gjate vizites se dyte me tha se kam shume permisime, mirepo prape mi preferoj keto barna. Si mendoni a mund te sherohet granuloma vetem nga barnat apo duhet operacion plastik? Me respekt.

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Shumë mirë që me trajtime, gjendja e epiziotomisë po përmirësohet. Nëse granuloma shërohet me medikamente apo duhet një ndërhyrje, nuk mund ta them sepse vlerësimi jepet vetëm duke e parë gjendjen konkretisht. Për më tepër të rekomandoj të lexosh linkun;

http://www.bebaime.com/lindja/epiziotomia

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti