Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e lindjes

Pershendetje... jam Iva dhe problemi me qendron ketu se sot ku shkova per vizite te doktori me tha se duhet te lind deri me date 20 ose da bej vete ose do me fusi ne operacion. Kjo gje me trembi shume se une periodat e fundit i kam pas me 23.8.2010 dhe per mua me duket pak si shpejte qe ta nxjerr. Jetoj ne Greqi dhe eshte femija i pare qe bej. Te lutem me jepni nje keshille per kete gje. Faleminderit!

Iva (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Iva.

Me kalkulim të korrektuar për shkak të kohëzgjatjes së ciklit menstrual që ke patur, lindja normale natyrore duhet të ndodhë me datë 28.05.2011. Sot, shtatzënia jote ndodhet në javën e 37 plus 4 ditë. Edhe sikur të lindësh tashmë, nuk ka gjë për tu shqetësuar nëse shtatzënia nuk është shoqëruar me problem të rëndësishme.

Për çka të ka thënë mjeku në Greqi, nuk di se çfarë të të them Iva. Nëse ke mundësi, më thuaj se çfarë ka thënë ai, çfarë ka konstatuar se ka ecur keq në shtatzëninë tënde apo çfarë ka konstatuar aktualisht se është keq në shtatzëniën tënde? Pra dua të di, se kush është arsyeja që të ka kërkuar për ta kryer lindjen me prerje cezariane/operacion? Nëse ke mundësi më lajmëro.

Uroj që çdo gjë të shkojë sa më mirë.

/komuniteti