Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk po mbes shtatzënë?

Qe nga nentori i vitit te kaluar po mundohem te mbes shtatzane, por pa asnje rezultat... isha te gjinekolgu, me tha se gjithcka eshte ne rregull me miter...madje une bleva disa teste qe te tregojne kohen e evulimit, por asgje, te lutem me ndihmo me ndonje keshille...faleminderitt...

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Nuk di çfarë këshille të veçoj, por mund të them se trajtimi varet nga shkaqet e infertilitetit/ moslindshmërisë. Njohja e tyre premton për terapi të sukseshme. Ndonjëherë, vetëm trajtimi hormonal tek femra apo tek mashkulli është zgjidhja e problemit, duke përjashtuar mundësinë e ekzistencën së ndonjë infeksioni ndikues. Në kohën më të përshtatshme të evolimit, ejakulacioni duhet të ndodhë i maturuar prej mbi 72 orë me spermatozoidë cilësor dhe sasiorë.

Nora, shumë, shumë shkurt u përpoqa të të tregoj pikat më të rëndësishme sepse rekomandimet dhe ndjekjet e rasteve të veçanta të infertilitetit, janë specifike dhe vlerësohen me analiza dhe ekzaminime. Sinqerisht të uroj shtatzëni të shpejtë.

Nora (13 vite më parë)
Faleminderit shumme doktoreshe...

/komuniteti