Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pasojat e paslindjes

Doktoreshe si jeni? Doja tju pyesja a ndikon lindja ne menyre natyrale tek syte, pasi une e kam numrin e syve -1.5 dhe me kane thene qe numri rritet shume gjate nje lindjeje natyrore. Ju faleminderit.

Aida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida.

Shumë studime referojnë se shtrëngesat gjatë lindjes natyrore, ndikojnë në rëndimin e syve të shtatzënës sidomos kur përpara lindjes ka numër të lartë mbi 3.5-4, minus ose plus. Në rastet e tilla, mjeku gjinekolog konsultohet me mjekun okulist për të vendosur mbi ndihmat shtesë në proçesin e lindjes ose zgjedhjen e mënyrës së lindjes.

Nëse pyetja ka rast konkret, uroj që zgjedhja e mënyrës së lindjes të jetë e argumentuar dhe çdo gjë të shkojë sa më mirë.

/komuniteti