Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë dhe mënyrës së lindjes

Jam ne muajin e 9 te shtatzenise. Bebin e kam mrapshte. Koken larte e kembet poshte. A mundet me mu kthy bebi edhe 2 jave ne pozite normal. A eshte me mire me u pi krejt ne operacion apo me vaksine ne shpine. Cilen e preferoni ju si mjeke?

Sara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara.

Është i vështirë kthimi i pozicionit të bebit për moshën e shtatzënisë, që referon. Ka raste që ndodh, dhe në gjuhën mjeksore quhet situs labilis (pozicion i ndryshueshëm ku fetusi brënda dy ditë ndron pozicion). Po ndodhi kështu, urime.

Në mënyrën e lindjes me prerje cezariane, mund të përdoret edhe anestezia spinale (mpirje në shpinë). Është mënyrë shumë e mirë, të cilën e preferoj edhe për shkak se nuk e dëmton bebin dhe nuk ka komplikacione mbi të. Proçedura është shumë teknike, dhe kërkon specialistë të mirëfilltë.

Të uroj të lindësh sa më lehtë.

Dita (13 vite më parë)
Pershendetje: deshiroj te linde femijen tim te parë me mpirje ne shpine sepse me te vertete e di qe nuk mund ta perballoj dot lindjen normale, me tregoni ju lutem qka te bej ne kete rast?

/komuniteti